Çdo ide e juaja do të marrë jetë! Çdo ngjyrë do të jetë më e gjallë! Përditshmëria juaj do të jetë më e lehtë dhe dita juaj më produktive... Ç'janë gjithë këto premtime? Këto e të tjera vijnë me prezantimin e pajisjeve të reja Samsung S25. Mesazhi i Samsung është i qartë: telefoni juaj i zgjuar shndërrohet në "një mik” me të cilin mund të flisni natyrshëm, të keni ndihmën e nevojshme përpara se ta kërkoni dhe t’ju propozojë zgjidhje të shpejta e efikase e jo vetëm. Kjo seri shkon paralel me inteligjencën artificiale dhe ajo që mund të bëni me një nga këto pajisje është thjesht spektakolare. Përsosmëria e harduerit, softuerit, dizajnit e të gjithë elementëve të tjerë është në harmoni perfekte.
Kamera me AI: Më inteligjente, më e mprehtë dhe më intuitive
Sistemi i kamerës së fuqizuar nga AI është një nga veçoritë më mbresëlënëse të serisë Galaxy S25, e dizajnuar për të ndihmuar përdoruesit të kapin dhe modifikojnë përmbajtje me cilësi profesionale lehtësisht. Integrimi i AI përmirëson çdo aspekt të përvojës fotografike dhe të videove. Falë përpunimit të AI në pajisje, përdoruesit mund të redaktojnë foto dhe video në çast, duke siguruar performancë më të shpejtë dhe më shumë privatësi.

Me këtë seri ju do të konkurroni me profesionistët që kanë aparate mijëra eurosh. Seria Galaxy S25 ofron shkrepje ultra të detajuara në çdo gamë me sensorë me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë në celular. Me një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 MP të përmirësuar nga 12 MP i mëparshëm, Galaxy S25 Ultra ofron qartësi dhe gjallëri të jashtëzakonshme. Regjistrimi 10-bit HDR krahasuar me 8-bit ju lejon që të kapni edhe detajet më të imta në çdo kusht ndriçimi. Galaxy S25 prezanton gjithashtu një sërë mjetesh dikur të kufizuara në softuer të specializuar, duke e bërë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë.
Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Galaxy S25 prezanton një sërë mjetesh, duke e bërë tashmë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë. Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Portrait Studio është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta. Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre. Kapja e detajeve të pabesueshme në çdo kusht ndriçimi, modalitete si Audio Eraser e jo vetëm do bëjnë që krijimtaria juaj të jetë thjesht kinematografike.

Me personalizimet unike nga Galaxy, Samsung Galaxy S25 vjen me procesorin më të fuqishëm ndonjëherë, duke ofruar një rritje të performancës prej 40% në NPU, 37% në CPU dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Kjo fuqi ushqen aftësitë e serisë Galaxy S25 për të përpunuar pa kompromis më shumë përvoja të AI-së në pajisje. Snapdragon 8 Elite është një platformë celulare e personalizuar e para në llojin e saj për çipset Galaxy, një platformë që jep akoma më shumë fuqi përpunimi për Galaxy AI dhe më shumë ndërveprime superiore të kamerës me ProVisual Engine.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vitizoni https://www.samsung.com/al/.
