Krijuesi i ueb-faqes Wikipedia, Larry Sanger, ka kërkuar sot nga Elon Musk dhe Departamenti i Përsosmërisë së Qeverisë (DOGE) të hetojnë nëse aktorët e qeverisë janë infiltruar në këtë enciklopedi online.
Ai i bëri thirrje Muskut që të hetojë nëse punonjësit e qeverisë “kanë paguar për redaktimin, mbikëqyrjen, përditësimin, lobimin” në këtë faqe, raporton Fox News.
Sanger, i cili e braktisi këtë enciklopedi online në vitin 2002, filloi të kritikonte faqen tre vjet pas largimit të tij, për shkak të përkatësisë së dyshuar të majtë dhe pretendon se Wikipedia prej kohësh nuk e respekton politikën e neutralitetit.
“Neutraliteti do të thotë se nuk mund të tregoni cilin qëndrim ka personi (që shkruan) lidhur me temën. Gati asnjë artikull në faqen Wikipedia sot nuk është në këtë nivel”, tha ai për mediat amerikane.
Ai shtoi se, nëse është një artikull mbi kandidatin republikan, mund të lexoni “gjithçka më të keqe”, ndërkohë që thotë se e kundërta është e vërtetë për demokratët, duke përfshirë Hillary Clinton dhe Barack Obama.
Sanger tha se ka prova që ngritin pyetje për mundësinë e ndikimit të qeverisë në këtë faqe dhe paralajmëroi se ndoshta ndikojnë edhe aktorë të huaj nga Rusia dhe Kina.