X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji

X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Më: 10 mars 2025 Në ora: 12:12
Elon Musk

Është aplikacion mjaft popullor i përdorur nga miliona njerëz në mbarë botën, por duket se X ka rënë këtë mëngjes.

Përdoruesit e kanë pasur të pamundur të hyjnë në llogaritë e tyre, që do të thotë se ata gjithashtu nuk mund të postonin ose shikonin postimet e të tjerëve.

Dhe u është shfaqur mesazhi: “Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni”.

DownDetector, një faqe që monitoron ndërprerjet në internet, tregon më shumë se 9,000 raporte nga përdoruesit e prekur sot, shkruan Reuters.

Sipas faqes, 60% kanë regjistruar probleme me aplikacionin, 35% me faqen e internetit dhe 5% me lidhjen e serverit.

Raportohet se shumë njerëz janë drejtuar në Threads, platformën rivale të X në pronësi të Metas, për t’u ankuar për këto probleme.

“Twitter (X) ende nuk po funksionon, mendova se ishte problemi i WiFi për një sekondë”, shkroi një përdorues.

“X (Twitter) nuk funksionon. Urime Threads për miliona përdorues të rinj sot”, tha një tjetër.

Ndryshe, ende nuk ka pasur ndonjë sqarim për ndërprerjen nga vetë pronari i X, Elon Musk.

Musk bleu Twitter për 44 miliardë dollarë përpara se ta riemëronte në X dhe të krijonte kompaninë e tij – X Corp – për ta drejtuar atë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat