Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Teknologji

Instituti GAP: Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të teknologjisë arritën në 347.4 milionë euro

Më: 11 mars 2025 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Në vitin 2024, eksportet e shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) nga Kosova arritën në 347.4 milionë euro, me një rritje prej 21% (+61.4 milionë euro📈) krahasuar me vitin 2023.

Kështu ka njoftuar Instituti GAP, ku edhe ka publikuar një grafikë me disa të dhëna që nga viti 20215.

GAP bën të ditur se dinamika e rritjes së eksporteve të TIK nga Kosova është tejet mbresëlënëse.

Me pothuajse pesëfishim të vlerës së eksporteve në vetëm katër vite.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat