OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale – shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale – shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Më: 13 mars 2025 Në ora: 10:56
Sam Altman

Kompania që qëndron pas ChatGPT ka zbuluar se ka zhvilluar një model me Inteligjencë Artificiale që është “i mirë në shkrimin kreativ”, pasi sektori i teknologjisë vazhdon “grindjet” me industritë krijuese për të drejtat e autorit.

“Ne trajnuam një model të ri që është i mirë në shkrimin kreativ”, tha shefi i OpenAl, Sam Altman.

Bëhet e ditur se sistemet me AI si ChatGPT janë subjekt i një beteje ligjore midis kompanive të AI dhe industrive krijuese, sepse modelet e tyre themelore janë “trajnuar” në grupe të dhënash të disponueshme publikisht, duke përfshirë materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, si romanet dhe gazetaria, shkruan the Guardian.

New York Times po padit OpenAI për shkeljen e pretenduar të të drejtës së autorit, ndërsa Ta-Nehisi Coates dhe komediania Sarah Silverman janë ndër autorët amerikanë që padisin Metan mbi një bazë të ngjashme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria po propozon të lejojë kompanitë me AI që të trajnojnë modelet e tyre me të drejtë autori pa kërkuar më parë leje, gjë që ka hasur në kundërshtim të fortë nga njerëzit në industritë krijuese, të cilët argumentojnë se plani rrezikon jetesën e tyre.

Ndërsa kompanitë e teknologjisë e kanë mbështetur propozimin, duke thënë se “pasiguria” mbi AI dhe ligjin për të drejtat e autorit po pengon zhvillimin dhe përdorimin e teknologjisë.

Shoqata e Botuesve në Mbretërinë e Bashkuar, një organ tregtar, tha se postimi i Altman ishte “provë e mëtejshme” se modelet e AI ishin trajnuar për materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat