Një tjetër lajm i trishtueshëm për sportdashësit! Vdes ish kampioni i Wimbledonit Alex Olmedo.
Njeriu që fitoi Wimbledonin në vitin 1959 ka vdekur në moshën 84-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, tumor në tru.
Kështu që, bota e tenisit mbeti pa një kampion tjetër.
Përveç Wimbledonit, Olmedo gjithashtu fitoi Australian Open në vitin 1959.
Ai lindi në vitin 1936 në Peru, për të shtegtuar më vonë në Shtetet e Bashkuara si adoleshent.
Ai udhëhoqi amerikanët në trofeun Davis Cup në vitin 1958, dhe atë vit ai fitoi në dyshe në US Open me Ham Richardson. Në finalen e Wimbledon të vitit 1959, ai mundi të famshmin Rod Laver.