Tenistja amerikane Serena Williams, pas një viti jo fort pozitiv, synon që sezoni 2021 të jetë më i mirë për të. Ajo është ende në kërkim të trofeut nr.24 në grand slam, por ky nuk është objektivi i saj i vetëm.
“Pantera e zezë”, duke folur për të ardhmen, u shpreh: “Unë nuk heq dorë nga grand slam nr.24. Këtij objektivi i jam afruar disa herë gjatë viteve të fundit, duke humbur 3 finale, por gjithçka mund të ndodhë”.
Tenistja 39-vjeçare, ka qëndruar për 319 javë në krye të renditjes botërore, duke qenë e treta në këtë klasifikim. Sipas saj janë Martina Navratilova (332 javë) dhe Steffi Graf (377 javë).
“Arritja e këtij rekordi do të ishte diçka e jashtëzakonshme edhe pse duket i vështirë, duke parë moshën time. Por ky rekord i dytë varet nga sukseset e mia në grand slam. Nëse ia dal mbanë aty mund të thyej edhe këtë rekord”, tha Serena Williams.