Afera e re e tenisit - një nga tenistet më të talentuara të botës, ukrainasja Diana Jastremska, është pezulluar për shkak të testit pozitiv me doping.
Agjencia Botërore Anti-Doping konfirmoi se një substancë u gjet në mostrën e urinës së tenistes të 29-të në botë.
Në deklaratë thuhet se mostra e urinës është marrë jashtë konkurrencës, por nuk përcakton se cila substancë është.
Në situata të tilla, rezultatet e mostrës B zakonisht priten dhe në varësi të kësaj, do të përcaktohet afati kohor për pezullimin, i cili filloi më 7 janar.