Përpara nisjes së “Grand Slamit” të madh të tenisit, “Australian Open”, po mbretëron një kaos total.
Së fundmi pozitivë me virusin COVID-19 kanë rezultuar dy tenistë, raporton BBC-ja.
Po ashtu pozitiv ka rezultuar një anëtar i stafit, sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin e Victorias.
Rreth 1200 persona, duke përfshirë lojtarë, anëtar të stafit të lojtarëve dhe zyrtarë, gjenden në Australi për turneun që nisë më 8 shkurt.
Ka pasur ankesa nga disa lojtarë pasi janë detyruar të karantinohen në dhomat e hotelit.
Raste pozitive në tri fluturime për në Melbourne, kanë detyruar autoritetet që të karantinojnë 72 tenistë, që ishin në ato fluturime.
Kështu që ata duhet të qëndrojnë të izoluar për 14 ditë në dhomat e tyre në vend se të lejohen të stërvisin si pjesëmarrësit tjerë. Disa nga tenistët po stërviten në dhomat e hotelit.