Tenistët pjesëmarrës në grand slam të Australian Open kanë nisur të lënë hotelet ku kanë qëndruar për 2 javë në karantinë. Ka qenë kjo një masë e detyrueshme e vendosur nga organizatorët e këtij turneu, si pasojë e rregullave anti-Covid që aplikohen në Australi.
Sipas organizatorëve, tenistët e parë, që kanë mbërritur në Melburn dhe Adelaide, më 14-15 janar, kanë lënë hotelin sot.
Ndërsa deri të dielën numri i atyre që do të përfundojnë karantinën është rreth 500 tenistë, trajnerë dhe staf.
Nga karantina kanë dalë ditën e sotme edhe Rafael Nadal e Serena Williams. Mjaft tenistë që kanë qenë në Melburn dhe që mbërritën me fluturime “charter” të vëna në dispozicion nga organizatorët kanë qenë të izoluar në dhomat e hotelit, pasi pati 4 raste me koronavirus.