Gara e madhe e tenisit Australian Open do të lejohet të zhvillohet me 30 mijë tifozë në ditë, njofton “BBC”.
Vendimi është marrë nga ministri i Sporteve, i cili bën të ditur se ky numër do të lejohet për tetë ditë para turneut, të ndarë të barabartë mes seancave ditore dhe gjatë natës.
Kjo shifër do të ulet në ndeshjet çerekfinale në 25 mijë tifozë.
Këto shifra tifozësh janë përafërsisht sa gjysma e tifozëve gjatë viteve të kaluara ku nuk kishte kufizime për shkak të pandemisë.
Tenistët kanë filluar të largohen nga karantina e hotelit pasi kanë përfunduar periudhën e tyre të izolimit të detyrueshme 14-ditëshe pas mbërritjes në Australi.
Australian Open do zhvillohet nga 8 deri 21 shkurt në Melburn.