Në ditën e dytë të grand slam-it të Australian Open, në fushë ka zbritur tenisti spanjoll Rafael Nadal.
Ai fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-4, 6-1) ndaj serbit Laslo Djere. Ndeshje e dominuar nga Nadal, që avancon në raundin e dytë.
Një biletë për më tej kanë siguruar edhe dy tenistët rusë Daniil Medvedev (3-0 ndaj kanadezit V.Pisposil) e Andrey Rublev (3-0 ndaj gjermanit Y.Hanfman). Vuan disi por në fund arrin të kualifikohet edhe spanjollit Feliciano Lopez, që mundi 3-1 L.Tu të Australisë.
Një biletë për në raundin e dytë siguruan edhe kroati Borna Coric e italiani Lorenzo Sonego, por u eliminua belgu David Goffin.