Tenistja japoneze Naomi Osaka ka bërë një ndryshim rrënjësor të pamjes së saj të jashtme.
Të gjithë e kanë admiruar 23-vjeçaren japoneze jo vetëm për paraqitjen në fushë por edhe për kaçurrelat e saj.
Tashmë këto kaçurrela nuk ekzistojnë më. Të paktën për momentin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osaka, fituese e Australian Open një javë më parë, ka treguar se floket e saj kanë ndryshuar totalisht.
Ajo i ka lyer me ngjyrë pink dhe kaçurrelat janë zhdukur, duke i lëshuar totalisht flokët: “Mezi e kam pritur këtë moment”, ka thënë Osaka.