Ish tenisti i mirënjohur, Mats Vilander, ka komentuar rikthimin e Roxher Federerit në fushat e tenisit.
Zvicerani këtë javë do të merr pjesë në turneun në Doha, që do të jetë rikthimi i tij pas një pauze më shumë se 12 muaj.
Për këtë fakt, Vilander është impresionuar nga Federeri, për të cilin thekson se ai e adhuron tenisin, por se rikthimi i tij, ndoshta nuk do të jetë aq i lehtë.
“Mendojë se rikthimi i Federerit në moshën 40 vjeçare është e mirë, por edhe e rrezikhme. Para se gjithash ai tregon një pasion të madh për sportin, që e njeh mjaft mirë. Asnjëherë nuk kam takuar ndokënd që e don tenisin si ai. Vetëm Nadalli mund të krahasohet me të, pasi që ai me të vërtetë jeton për këtë sport“, ka thënë mes tjerash Vilander.
Federeri në javën e dytë të turneut në Doha do të takohet me Evansin, i cili me 2-1 në sete mundi Shardin.