Tenisti Andrej Rublev mban pozitën e 8-të në listën ATP, ndërsa deri më tani në karrerën e tij ka arkëtuar së paku 8 milion euro nga sporti i tenisit. Mirëpo edhe pse ka fituar milionat në tenis,
Rublev ankohet se s’ka të holla që të blejë së paku një banesë.
“Vitin e kaluar plot 5 muaj kam paguar pagesat për të gjithë anëtarët e stafit tim, ndërsa nuk kisha asnjë paraqitje në turne dhe nuk kisha kurfarë të ardhura.
Kam shpenzuar vetëm në biletat e avionit, të cilat i blejë kur udhëtojë në ndonjë vend. Është e saktë që kam fituar shumë, por tenisi është një sport shumë i shtrenjtë. Nuk mbetet mjaftueshëm për investime më të mëdha,” tha mes tjerash tenisti 23 vjeçar.