Tenisti zviceran, Roger Federer mund të mungojë në Lojrat Olimpike “Tokio 2020” për shkak të familjes.
Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka konfirmuar se nuk do të lejojë mysafirë në Tokio dhe Federeri nuk dëshiron që të jetë gjatë kohë larg bashkëshortes Mirka dhë fëmijëve.
Më parë, Federer për shkak të familjes nuk luajti në “Australian Open” në Meburn.
Lojërat Olimpike do të zhvillohet prej 23 korriku e deri më 8 gusht, ndërsa sportistët do të jenë në Tokjo, dy javë më parë para eveneteve sportive , që të kalohet karantina e obligueshme.