Janë mësuar emrat e tenistëve që do të luajnë në finale të turneut Master në Majami, në konkurrencën e meshkujve.
Tenisti 19 vjeçar nga Italia, Janik Siner u kualifikua në finale, pasi që në gjysmëfinale, mundi spanjollin Bautista Agut, me 2-1 në sete.
Në historikun 36 vjeçar të turneut në Miami, vetëm 3 tenist, para datëlindjes së 20-të, kanë arritur që të luajnë në finale të tuerneut në Florida. Italiani Siner do të bashkohet me Andre Agasin, Rafael Nadallin dhe Novak Gjokoviçin.
Kundërshtari i italianit në finalen e Majamit, do të jetë polaku Hubert Hurkaç, i cili në gjysmëfinale mundi Andrej Rublevin me 2-0 në sete.