Organizatorët e grand slam të Roland Garros, që nis në Paris më 30 maj, kanë marrë vendimin që ndeshjet e turneut më të rëndësishëm të fushave me dhè të luhen me tifozë.
Numri maksimal i tifozëve do të jetë në 1000 në fushat kryesore. Ndërsa në fushat e vogla, kapaciteti do të jetë deri në 35% të numrit të vendeve. Gjithsesi, në asnjë rast kapaciteti nuk do të jetë më i madh se 1000 fansa.
Nga 9 maji, në Francë do të lejohen deri në 1000 vetë në eventet dhe nga kjo gjë ka përfituar edhe Roland Garros.
Organizatorët e këtij turneu parashikojnë një rritje deri në 5000 vetë në 4 ditët e fundit të eventit, kur luhen ndeshjet gjysmëfinale e finale.