Federata e Tenisit të Kosovës ka bërë të ditur se talenti Jasin Jakupi do të paraqitet për Kosovën.
“Jasin Jakupi ka pranuar të luaj për Kosovën.
19 - vjeçari me prejardhje nga Presheva i cili jeton në Zvicër do ti bashkohet kombëtares së Kosovës në Kampionatin Botëror të tenisit Davis Cup.
Jasini do të jetë një përmbushje e mirë e ekipës së Kosovës.
Jasini tashmë do të filloj me procedurat e pajisjes me pasaportën e Kosovës, që t'i bashkohet ekipit zyrtarisht dhe të na përfaqësoj denjësisht”, njofton FTK.