Tenistja Naomi Osaka e Japonisë, fituese e katër turneve të Grand Slam-it, ka thënë të mërkurën se ajo nuk do të merrte pjesë në konferencat për shtyp në Roland Garros të këtij viti, sipas saj natyra e konferencave të tilla është një barrë e madhe për shëndetin mendor të lojtarëve.
Sportistja bukuroshe mund të gjobitet me 20,000 dollarë për shmangien e konferencave për shtyp në turnet e Grand Slam-it.
Osaka tha se ajo shpreson që "shuma e konsiderueshme" që mund të gjobitet do të shkojë për bamirësi të shëndetit mendor.
"Unë shpesh kam ndjerë që njerëzit nuk kujdesen për shëndetin mendor të atletëve dhe kjo rezulton të jetë e vërtetë sa herë që shoh një konferencë shtypi ose marr pjesë në të," tha ajo.
Roland Garros fillon të dielën dhe finalja është planifikuar për datën 13 qershor.