Numri 1 në botë tërhiqet nga Roland Garros pas dëmtimit!
Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë për femra, është tërhequr nga grand slam i Roland Garros, në raundin e dytë.
Ajo ka lënë në mes ndeshjen ndaj polakes Magda Linette në setin e dytë (barazim 2-2), ndërkohë që pat humbur të parin 6-1.
Një dëmtim në bel ka detyruar Barty të ngrejë “flamurin e bardhë” dhe të tërhiqet e dëmtuar.
Pas përfundimit të setit të parë, ajo kërkoi ndihmën e stafit mjekësor për një masazh dhe vijoi përkohësisht sfidën, për t’u tërhequr disa minuta më vonë.