Djokovic fiton ndeshjen që e kishte pothuajse të humbur, kualifikohet në çerekfinale

Tenis

Djokovic fiton ndeshjen që e kishte pothuajse të humbur, kualifikohet në çerekfinale

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 18:04
Novak Djokovic

Tenisti numër një në botë, Novak Djokovic ishte shumë pranë eliminimit nga French Open nga italiani Lorenzo Musetti i cili është vetëm 19-vjeçar. Tenisti serb ishte duke pësuar 2:0 në sete, por ia doli ta fitonte ndeshjen.

Dy setet e para shkuan në 13 game, me Musettin duke i fituar të dy dhe duke e “përqafuar” fitoren ndaj tenistit numër një në botë momentalisht.

Por, Djokovic me përvojën e tij arriti ta rikthente duelin. Fillimisht në setin e tretë ai fitoi 6:1 në sete duke e dominuar totalisht italianin. Njëjtë ndodhi edhe në setin e katërt, të cilin Djokovic e fitoi 6:0.

Në setin e katërt, teksa rezultati ishte 4:0 në game për Djokovicin, Musetti e lëshoi ndeshjen për shkak të një lëndimi të pësuar.

Kështu, Djokovic arrin në çerekfinale të GrandSlamit të French Open.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat