Tenistja sllovene Tamara Zidansek dhe ajo ruse Anastasia Pavlyuchenkova, janë dy gjysmëfinalistet e para të grand slam-it të Roland Garros për femra, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè.
Dy emra surprizë, që për herë të parë në karrierën e tyre arrijnë deri në gjysmëfinalet e një turneu të madh dhe njëra prej tyre të shtunën do të luajë në finale.
Zidansek, në çerekfinalen luajtur sot, mposhti 2-1 (7-5, 4-6, 8-6) spanjollen Paola Badosa, një ndeshje maratonë, teksa të dyja tenistet e kërkuan fitoren.
Takimi u vendos në pikët shtesë së setit të tretë. Në çerekfinalen tjetër, rusja Pavlyuchenkova mposhti 2-1 (6-7, 6-2, 9-7) patrioten e saj Elena Rybakina, në një tjetër ndeshje emocionuese, vendosur në pikët shtesë.