Roger Federer ka avancuar me vështirësi në raundin e dytë të grand slam të Wimbledon, pas tërheqjes së rivalit të tij, francezit Adrian Mannarino pasi kishte nisur seti i pestë (barazim 2-2 me sete, 6-4, 6-7, 3-6, 6-2).
Një ndeshje jo fort e mirë e zviceranit, që pasi fitoi setin e parë e pa veten në disavantazh. Federer rikuperoi në setin e katërt, por më pas Mannarino u tërhoq i dëmtuar.
Në raundin e dytë avancon edhe gjermani Alexander Zverev, që mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-1) Tallon Griekspoor.
Nuk zhgënjejnë as italiani Fabio Fognini Denis Shapovalov e Richard Gasquet.