Tenistja kanadeze Bianca Andrescu njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.
“Si një vajzë e vogël, unë ëndërroja të përfaqësoja Kanadanë në Lojërat Olimpike.
Por, me të gjitha ndryshimet me të cilat po përballemi, në thellësitë e shpirtit tim ndjej se kam marrë vendimin e duhur ”, shkroi tenisja e pestë në botë në rrjetet sociale.
Andrescu është fituese e US Open në vitin 2019 dhe fituese e parë Grand Slam për Kanadanë.
Ajo është e fundit në një seri emrash të mëdhenj nga tenisi që vendosi të anashkalojë turneun në Tokio.
Ajo u bashkua me Rafael Nadal, Dominic Tim, Serena Williams, Simoni Halep dhe shumë të tjerë.
Kanada nuk do të përfaqësohet as nga Denis Shapovalov, gjysmëfinalisti i Wimbledon të sapo përfunduar.