Kaçanov, finalisti i parë në turneun e tenisit!
Karen Kaçanov ëhstë finalisti i parë në turneun e tenisit në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, pasi që në gjysmëfinale mundi Pablo Kareno Busta me rezultat 2-0 në sete.
Tenisti nga Kazakistani, i cili garon për Rusinë, konfirmoi se është një ndër befasitë më të mëdha në tenis në garat në Tokio, pasi që me rezultat identic 6-3, mundi spanjollin Busta, për të siguruar medaljen e argjendit.
Kaçanov, në finale, pret fituesin e përballjes në mes Novak Gjokoviçit dhe Aleksandar Zvrerevit.