Alexander Zverev ngjitet në majën e olimpit në Lojërat Olimpike.
Tenisti me prindër rus por i lindur në Hamburg dhe që garon nën flamurin gjerman mposhti në finale rusin Karen Kachanov me rezultatin e pastër 2-0 me sete duke siguruar medaljen e artë olimpike.
Një arrijte shumë e rëndesishme për numrin 5 të botës, i cili në moshën 24-vjeçare i’a doli të triumfonte në olimpiadë.
Sasha Zverev që mbërriti në finale duke eliminuar në gjysmë-finale numrin 1 të botës, Novak Djokovicin, e dominoi sfidën përfundimtare ndaj Kachanovit. Seti i parë nuk pati shumë histori, Kachanov u mundua disa herë të përgjigjej, por në fund Zverev e mbylli me një fitore 6-3 me “game”.
Seti i dytë ishte akoma më i thjesht për 24- vjeçarin i cili e dominoi kundërshtarin dhe pas fitores 6-1 të setit të parë festoi me të drejtë medaljen e artë në lojërat olimpike të Tokyos.
Pas ATP Finals në vitin 2018-të ky është suksesi më i madh në karrierën e Alexander Zverev i cili është konsideruar një talent që në etapat e tij te para në tenisin profesionist. Pas medaljes së artë në Olimpiadë tashmë çfarë i mungon Sasha Zverevit është një titull në Grand Slam, i’u afrua në 2020-ën në US Open por u mposht në finale nga Dominic Thiem.