Tenistja Vesa Gjinaj ka fituar edhe gjysmëfinalen e turneut ‘Neocom Open 2021’.
Në turneun që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Gjinaj plasohet në finale pas fitores ndaj italianes, Sara Milanese.
Tenistja jonë fitoi 2-1 me sete pas një ndeshje të vështirë 6-3 3-6 7-5.
Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1.
Para saj ajo kishte eleminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Pantelic, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.