Në Nju Jork, ku po zhvillohet grand slam i US Open, janë mbyllur sot takimet e raundit të dytë për femra.
Tenistja australiane Ashleigh Barty, numri 1 në botë, mundi 2-0 (6-1, 7-5) danezen C.Tauson. Pa probleme fitoi 2-0 (6-3, 6-2) edhe tenistja gjermane Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë, që mposhti ukrainasen A.Kalinina, ndërsa tenistja polake Iga Swiatek mundi 20 francezen F.Ferro.
Një biletë për raundin e tretë siguroi numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova (2-1 ndaj amerikanes Anisimova), ndërsa zvicerania Belinda Bencic mundi 2-0 italianen Trevisan.
Një tjetër çeke që avancon është Petra Kvitova, ashtu sikurse edhe tenistja kanadeze Bianca Andreescu.