Emra befasues janë kualifikuar në çerekfinalet e grand slam të US Open për femra në tenis, turne që po zhvillohet në Nju Jork.
Tenistja 18-vjeçare britanike Emma Raducanu, arrin për herë të parë në një fazë të tillë. Ajo mundi 2-0 (6-2, 6-1) amerikanin Shelly Rogers.
Në çerekfinale ajo do të luajë ndaj zviceranes Belinda Bencic, që në raundin e katërt fitoi 2-0 (7-6, 6-3) ndaj polakes Iga Swiatek.
Kualifikohet për në çerekfinale edhe numri 4 në botë, tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 (7-5, 6-4) rusen Anastasia Pavlychenkova. Përballë saj do të jetë Maria Sakkari e Greqisë, që mposhti 2-1 (6-7, 7-6, 6-3) kanadezen Bianca Andreescu, fituese e US Open dy vite më parë.