Tenisti spanjoll Karlos Alkaras do të zëvendësojë të dëmtuarin Rafael Nadal në ekipin kombëtar për garën e ardhshme të “Kupës Dejvis”.
Përveç Alkaras, në “Dejvis Kupë”, nga 25 nëntori deri më 5 dhjetor, do të luajnë edhe Pablo Karrenjo Busta, Roberto Bautista Agut, Feliçiano Lopez dhe Marsel Granolers.
Spanja po mbron titullin e fituar në vitin 2019.
Kujtojmë se Nadal njoftoi në gusht se ai kishte përfunduar sezonin duke u rikuperuar nga operacioni dhe dhimbjet në këmbën e majtë.