Në prag të grand slam të Australian Open, që zhvillohet në janar të vitit të ardhshëm, ka mjaft polemika në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të tenistëve të pavaksinuar. Ditët e fundit ka nisur një përplasje mes organizatorëve të turneut dhe qeverisë së shtetit të Victoria, ku ndodhet qyteti i Melburn.
Guvernatori i shtetit të Victoria, Daniel Andreës, tha sot:
“Lojtarët që nuk janë vaksinuar nuk do të ketë një leje speciale për të marrë pjesë. Ne po bllokojmë personat e pavaksinuar në lokale, restorante dhe zona të tjera sportive, ndaj nuk do të ketë përjashtime për Australian Open. Për ne, ky është problem i zgjidhur”.
Ndërsa organizatorët e grand slam u shprehën se kishin marrë një OK për të lejuar tenistët e pavaksinuar, por me kusht që ata të qëndronin në karantinë dhe të zhvillonin testin anti-Covid çdo ditë. Organizatorët thanë se po bisedojnë si me shtetin e Victoria ashtu dhe qeverinë federale për të gjetur një kompromis.