Një çështje e krijuar dhe montuar me shumë mjeshtëri.
Është ky komenti që ka bërë qeveri kineze në lidhje me çështjen e krijuar nga tenistja Shuai Peng, që në fillim të nëntorit akuzoi për dhunë seksuale ish-zv.kryeminstrin e këtij vendi, ngjarje e ndodhur disa vite më parë.
“Mendoj se disa persona duhet të ndalen duke fryrë me keqdashje këtë çështje, për të mos folur më tej për ata që e politizojnë atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.
Këto janë deklaratat e para zyrtare të qeverisë kineze për këtë çështje.
Ndërkohë që, më herët, Ministria e Jashtme kishte refuzuar të shprehej, duke thënë se kjo nuk është një çështje diplomatike.