Nikola Mektiq dhe Mate Paviq mposhtën Novak Gjokoviqin dhe Filip Krajinoviqin me rezultat 2:0 (7:5, 6:1) dhe kështu e dërguan Kroacinë në finalen e Davis Cup, e cila luhet të dielën.
Tenistët e Kroacisë do të luftojnë për titullin e tretë kundër fituesit të sfidës Gjermani - Rusi.
Kroacia u drejtua në finale nga 23-vjeçari nga Spliti, Borna Gojo, i 279-ti në renditjen e ATP-së, i cili e mposhti në ndeshjen e parë individuale tenistin e 33-të në botë, Dushan Lajoviq, me 2:1 (4:6, 6:3, 6:2).
Fitoren e Kroacisë e ka komentuar Goran Ivanisheviq, tenisti legjendar kroat.
"Bravo për të gjithë ekipin dhe veçanërisht për mbretin Borna Gojo. Le të shkojmë", ka shkruar Goran Ivanisheviq në Instagram.