Tenisti spanjoll Rafael Nadal ende nuk është deklaruar se a do të merr pjesë në turneun “Australian Open” të vitit 2022.
Tenisti spanjoll humbi gjysmën e vitit, pas lëndimit në turneun në Uashington, ndërsa kthimi i tij në terren, në turneun në Abu Dabi, dëshmoi se është larg formës së dëshiruar.
Me këtë rast Nadall u mund nga Endi Marej dhe Denis Shapovalov, ndërsa pas ndeshjeve deklaroi se ende nuk është i sigurtë për paraqitjen në “Australian Open 2022”, që nis më 17 janar.
Kujtojmë se zyrtarisht kanë kaluar 6 muaj nga ndeshja e fundit zyrtare e Rafael Nadallit në turnet e mirënjohura të tenisit.