Novak Gjokoviq ka mbërritur në Melbourne mëngjesin e sotëm, por nuk është lejuar të futet brenda Australisë, për shkak të një gabimi me vizën.
Tenistit serb Gjokoviq nuk po i lejohet të futet në Australi tani për tani për të marrë pjesë në turneun Australian Open, për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.
Ekipi i 34-vjeçarit kishte aplikuar për një vizë përmes së cilës lojtarëve me përjashtim mjekësor nuk iu lejohet hyrja në Australi.
Fituesi i 20 titujve grand slam nuk mund të kalojë përmes kontrollit të pasaportave në Aeroportin e Melbourne, për shkak se ekipi i tij bëri gabim kritik duke e kërkuar një vizë e cila nuk vlen për lojtarët e tenisit.
Djokovic kishte fluturuar 14 orë nga Serbia në Dubai dhe drejt Australisë me një aeroplan privat.
Autoritetet federale kishin tentuar ta rregullonin gabimin në vizën e serbit, i cili u refuzua menjëherë nga shteti i Victorias, i cili e organizon turneun Australian Open.