Novak Gjokoviqi është duke u mbajtur në një farë lloji paraburgimi në aeroportin e Melbournit.
Gjokoviqi lere që nuk u vaksinua kundër virusit korona, por edhe me dokumentacion nuk është në rregull, duke shkaktuar skandal të madh.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu bashkua luftës për ndihmë Novak Gjokoviqit, të cilin autoritetet australiane e ndaluan në aeroportin e Melbournit, ku ai ndodhet në paraburgim.
Novak zbarkoi në Australi rreth orës 23:15 me orën lokale dhe pas më shumë se gjashtë orësh marrje në pyetje, ai ende po mbahet aty.
Menjëherë ia kanë konfiskuar celularin, por të paktën ia kanë kthyer që tani të komunikojë me më të afërmit.
Një nga bisedat e para që pati ishte me presidentin Aleksandër Vuçiq”, shkruan “Kurir”.
“Sapo përfundova një bisedë telefonike me Novak Gjokoviqin. I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin, për drejtësinë dhe të vërtetën. Novak është i fortë, siç e njohim të gjithë”, ka thënë Vuçiq i skuqur e i nevrikosur.