Pas lajmit se vendimi për pranimin apo refuzimin e vizës së Novak Gjokoviq do të merret të hënën, tenisti do të qëndrojë i izoluar në hotelin Park në Melburn.
Së fundmi mësohet se atmosfera në afërsi të hotelit nuk është aspak e qetë.
Cait Kelly, gazatare e The Guardian, raporton se dy persona janë arrestuar për protesta.
Nëpër ambientet e hotelit, një grup tifozësh serbë pa fije turpi kërcejnë dhe këndojnë për të treguar mbështetjen e tyre për tenistin: “ Ne duam vëtëm Gjokoviq në Australian Open”..