Rafael Nadal ka kaluar në gjysmëfinalen e Melbourne Summer Set.
Spanjolli ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen në turneun e tij të parë pas gjashtë muajve mungesë në fushe.
Nadal avansoi në këtë raund të Melbourne Summer Set pasi rivali i tij, Tallon Griekspoor u largua nga gara.
Nadal, i cili vjen në këtë garë pas një lufte me COVID-19 dhe një lëndim në këmbë, do të ketë kohë një ditë për të pushuar para ndeshjes së radhës.
Kundërshtari i radhës së spanjollit në gjysmëfinale do të jetë, Emil Ruusuvuori.