Ndalimi i hyrjes së Novak Gjokoviq në Australi është tema kryesore atje.
Gjokoviq nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.
Ai tash për tash ndodhet në një qendër ndalimi, ndërsa një seancë e gjykatës për rastin e tij pritet të mbahet të hënën.
Ndërkohë disa australianë kanë protestuar rreth kësaj çështje, duke dalë kundër tenistit serb.
“Gjokoviq, vafsh në djall. Lironi refugjatët”, thoshte një baner.