Bernard Tomiq u bë protagonist i një episodi të pazakontë në përballjen me Roman Safiullin në raundin e parë të Australian Open. Ai iu drejtua gjyqtarit më fjalët: “Jam i bindur që kam COVID-19″.
Dyshimet e 29-vjeçarit u konfirmuan këtë të enjte, pasi australiani ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.
Tomiq, i cili është jashtë Australian Open, pasi humbi ndaj Safiullin 6-1, 6-4, tha se ai ende ka simptoma të sëmundjes.
“Ende ndihem i sëmurë, jam më keq mendërisht sesa fizikisht, sepse doja shumë të kthehesha dhe t’i tregoja publikut australian tenistin që ata shpresojnë të jem. E di që nuk duket ashtu, por ky është fillimi i rikthimit tim. Sëmundja nuk mundi të më godiste me fuqi të plotë”, – tha australiani për “Herald Sun”.
Fakti që Tomic doli pozitiv mund të zbulojë raste të reja, pasi australiani përplasi grushtin e tij me atë të Roman Safiullin. Në fakt, australiani i kishte dhënë gjyqtarit se ishte i gatshëm të vinte bast me një darkë, duke qenë i sigurt që kishte Koronavirusin. Ai kishte hedhur akuza se organizatorët po i linin pjesëmarrësit të ndesheshin pa u bërë testin PCR.