AGE, një portal i njohur australian, publikoi një karikaturë të Novak Gjokoviqit që tërboi Serbinë.
Pasi Ministri i Emigracionit Alex Hawke i refuzoi vizën Novak Gjokoviqit, Matt Golding e ka karikaturuar këtë çështje.
Ai vizatoi Gjokoviqin dhe Hawke duke u djegur në një kosh. Ministri ia refuzon vizën tenistit.
Matt Golding me karikaturë
Kontejneri në të cilin ndodhet dyshja është shënuar me logon e parafrazuar të Australian Open. "A" e tij përbëhet nga dy shiringa dhe "O" si simbol i koronavirusit.
Mediat serbe dhe publiku janë të tmerruar nga ky portretizimi i tenisti të tyre, shkruan portali kroat "Index.hr".