Qeveria australiane thotë se prania e Novak Gjokoviqit gjatë dy javëve të Australian Open mund të rrezikojë jetën dhe rendin shoqëror duke rritur ndjenjën anti-vaksinim dhe shpërfilljen e rregullave të COVID-19.
Të dielën në orën 09:00 do të jetë seanca, e cila supozohet të jetë përfundimtare, dhe do të zhvillohet në një gjykatë tjetër, pasi çështja kalon tashmë në Gjykatën Federale të Australisë.
Qeveria po e ndërton rastin ndaj tij në gjykatë me këto fakte:
Ai është një “individ i profilit të lartë i pavaksinuar” me “mospërfillje të dukshme” për rregullat e COVID si izolimi
ai mund të ngrejë ndjenja kundër vaksinimit nuk përmendet ajo që ka qenë çështja kryesore deri më sot – përjashtimi i tij mjekësor.
Sot në mëngjes qeveria australiane mori vendim për t’ia anuluar sërish vizën Djokovicit dhe kështu serbi mund të mbetet pa marrë pjesë në Australian Open.