Gjokoviq e humb betejën me Australinë, pritet deportimi i tij

Tenis

Gjokoviq e humb betejën me Australinë, pritet deportimi i tij

Më: 16 janar 2022 Në ora: 08:46
Novak Gjokoviq

Tenisti Novak Gjokoviq, e ka humbur betejën me Australinë.

Gjykata e la në fuqi vendimin e qeverisë për ta anuluar vizën e tenistit.

Ekzekutivi australian argumentoi se Gjokoviq përbënte rrezik pë shëndetin publik, shkrun BBC.

Tenisti serb nuk do të mund të luajë në “Australian Open” pasi ndeshja e parë luhet të hënën.

Gjatë seancës gjyqësore të së dielës përpara një paneli prej tre gjyqtarësh, mbrojtja e Gjokoviq argumentoi pa sukses se arsyet e dhëna nga qeveria ishin “të pavlefshme dhe të palogjikshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat