Skena e parë dramatike vjen nga Melbourni i Australisë.
Përkatësisht, vajza e cila ishte përgjegjëse për mbledhjen e topave është rrëzuar papritur gjatë ndeshjes mes Pedro Martinezit dhe Federico Delbonis.
Ajo u rrëzua në vetëm një moment dhe në ndihmë i dolën të gjithë të pranishmit në fushë, përfshirë edhe tenistët.
Videoja e kësaj skene po përhapet në rrjetet sociale dhe të gjithë ata që ndihmuan në grumbullimin e topave, morën komplimente për një vepër të mirë.
Une ramasseuse de balles de l'Open d'Australie s'est soudainement effondrée sur le terrain lors d'un match, l'Espagnol Martinez et l'argentin Delbonis ont couru à son secours. #Melbourne #AustralianOpen #Djokovic pic.twitter.com/n27MF5LN0I
— Bertrand Riviere (@BGaideclin) January 18, 2022