Ish-tenistja italiane Flavia Penetta beson se jeta e Novak Gjokoviqit në tenis do të jetë një ferr i vërtetë, për shkak të qëndrimit të tenistit serb kundër vaksinimit.
Gjokoviqi u dëbua nga Australia të dielën e kaluar, duke e humbur mundësinë për të garuar në turneun grand slam Australian Open, dhe rrezikon të mungojë edhe në grand slamin e radhës French Open në Francë, nëse nuk vaksinohet.
“Ai nuk është dashur t’i sfidonte rregullat e rrepta për hyrje në Australisë”, tha Penetta, e cila është mike e ngushtë e 34-vjeçarit.
“I pavaksinuar, jeta e tij do të jetë ferr”, vlerësoi ajo.