Janë përcaktuar 4 tenistet e para çerekfinaliste të grand slam të Australian Open për femra në tenis.
Numri 1 në botë, tenistja australiane Ashleight Barty, avancon më tej pas fitores 2-0 (6-4, 6-3) ndaj amerikanes Amanda Anisimova, në një ndeshje në përgjithësi të ekuilibruar në të dyja setet.
Në çerekfinale shkojnë dy tenistet e tjera amerikane: Jessica Pegula dhe Madison Keys.
Pegula mundi 2-0 (7-6, 6-3) greken Maria Sakkari, numrin 5 në botë, ndërsa Keys eliminoi spanjollen Paola Badosa (numrin 8 në botë), duke fituar po 2-0 (6-3, 6-1).
Nuk zhgënjën numri 4 na botë, tenistja çeke Barbora Krejcikova, që fitoi 2-0 (6-2, 6-2) ndaj bjelloruses Victoria Azarenka, duke u kualifikuar për më tej.