Bartësja e parë, Eshli Barti nuk kishte shumë vështirësi për të eliminuar amerikanen Medison Kejs me 2-0 në sete (6-3, 6-3), me çka siguroi finalen në “Australian Open”.
Tenistja amerikane kishte 14 gabime në setin e parë, që lehtësoi rruën e fitores për Bartin.
Kejs filloi më mirë setin e dytë dhe arriti deri diku të mbajë shërbimin, por Barti ngriti nivelin e lojës dhe amerikania nuk kishte përgjigje.
Ndërkohë Daniele Kolins dhe Iga Shvjontek do ët luftojnë në gjysmëfinalen e dytë dhe fituesja do të sfidojë Eshli Bartin në finalen e madhe.