Ika Ferrer Gotiç godet ashpër tenistin serb Novak Gjokoviq, i cili u dëbua nga Australia për shkak të mos vaksinimit për korona virus.
Një postim i Ika Gotiç i ka hallakatur serbët, sepse nuk mund ta përtypin një kritikë për Gjokoviqin e padisiplinuar dhe të urryer në shumë vend të botës.
Serbët të irrituar hidhen në ofensivë kundër gazetares.
“Novak Gjokoviq ka përjetuar një sulm të turpshëm nga një gazetare e CNN dhe më pas ajo ka përjetuar reagimin e fansave të tij.
Kujtojmë, Ika Ferrer Gotiç, e cila punon në televizionin rajonal H1, në kuadër të rrjetit global CNN, tmerroi shumë me postimin e saj në rrjetet sociale dhe në lidhje me tenisten më të mirë në botë.
Kjo gazetare, e lindur në Travnik, por që nuk është rritur aty por në Holandë, ka jetuar edhe në Austri, Kroaci, Kubë dhe Spanjë, filloi të kritikonte Gjokoviqin pasi u shfaqën pamjet nga liturgjia ku Novaki mori pjesë”, llomotit mes të tjera media serbe “Novosti”, e njohur për propagandë dhe satelit i Qeverisë së Beogradit.
”Spanjolli i vaksinuar Nadal sapo është kualifikuar në finalen e tij të gjashtë të Australian Open, kështu që tani i duhet vetëm një fitore deri në trofeun e 21-të të Grand Slam-it.
Ndërkohë, Novak Gjokoviq po lëpin të njëjtën lugë me 200 veta”, citon shkrimin e gazetares ky medium serb.