Momente tensioni gjatë finales së meshkujve në Australian Open në tenis, mes rusit Daniil Medvedev e spanjollit Rafael Nadal.
Një person ka hyrë në fushë në kohën që po luhej seti i dytë (rezultati 5-3 për Nadal në atë moment).
Në fushë hyri një aktivist për të drejtat e refugjatëve, që mbante në duart një pankartë.
Pasi u hodh në fushë, ai u ndal menjëherë nga forcat e sigurisë, që e rrethuan dhe e nxorën jashtë fushës.
Në fushë hynë edhe disa forca të sigurisë private e policia, që morën në mbrojtje dy tenistët, që mbetën të befasuar.
Ndeshja u ndal disa minuta dhe më pas gjithçka rinisi normalisht.